Një grup i vogël mbështetësish të opozitës mbajtën këtë të premte protestën e radhës përpara godines se bashkisë së Tiranës.
Protesta u zhvilluan me skenarin e zakonshëm, me disa fjalime nga protagonistët e përhershëm.
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike përsëritën sërish thirrjet për të vijuar mosbindjen civile.
“Të vazhdojmë me cdo formë të mosbindjes civile. Të shkojmë në kutitë e votimit vetëm me qeveri teknike. Eshtë kusht jo i opozitës, por i shqiptarëve. Ndryshimi nuk vjen vetë.”
Nuk munguan sulmet për kreun e SPAK, Altin Dumanin.
“Është ditëlindja e SPAK, e këtij institucioni qëpo shërben me verbëri për të instaluar regjimin në vend. Ditëlindja e mercenarit Altin Dumani, duke u përpjekur të asgjesojë opozitën.”
Në protestë foli edhe djali i Fahri Balliut./abcnews.al