PD ujdi me PS për të afruar zgjedhjet lokale? Alibeaj: Ka një mundësi juridiksionale

schedule23:48 - 14 Tetor, 2021

schedule 23:48 - 14 Tetor, 2021

Komisioni i Venecias, në një raport të dërguar palëve,  la në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit 2019 dhe nuk e këshilloi Gjykatën Kushtetuese që t’i përsërisë ato. Në raport thuhej ndër të tjera se bojkoti i PD-së në atë kohë nuk është arsye që zgjedhjet të mos mbahen çdo 4 vjet, siç Kushtetuta parashikon periodicitetin e tyre.

Nëse Gjykata Kushtetuese do të vendoste që të linte në fuqi zgjedhjet lokale të 2019, atëher zgjedhjet e ardhshme do të ishin në vitin 2023, ndërsa për Alibeajn edhe nëse ky vendim merret nga Kushtetuesja sërish ka një mundësi.

Sipas Alibeajt kjo mundësi është që të ketë ndryshime ligjore.

“Nevoja për të ri formuluar reformën territoriale dhe administrativo vendore është artikuluar prej një muaj së paku. Prej shumë kohësh në publik. Nevoja për të bërë zgjedhje me këtë situatë. Me administrator dhe këshilla bashkiak me mos përgjegjësi e mungesë totale financimi.”

“Ka një mundësi është ajo e ndryshimeve ligjore. Është mundësia gjyqësore juridiksionale. Por në një shtet të së drejtës. Sa herë ka një rikonceptim për pushtetin vendor me më shumë kompetenca.” tha Alibeaj.”

Ndërkohë i pyetur nëse do të ketë një ujdi me PS për të afruar zgjedhjet lokale në 2022, Alibeja u shpreh se ata kërkojnë ndryshim të Reformës Territoriale, por nuk përjashtohen diskutimet për çështje të rëndësishme sipas tij.  /abcnews.al/.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!