PD takime në Rrogozhinë: Do jemi në krah të biznesit, taksa më të ulëta

schedule21:14 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 21:14 - 26 Dhjetor, 2019

Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë zhvilluar takime në Rrogozhinë me biznesin lokal.

Shkëlqim Hoxha dhe Dorian Teliti, të shoqëruar nga ish-deputetja Oriola Pampuri inkurajuan bizneset. Teliti u shpreh mes të tjerash se me ardhjen e PD në pushtet do të ketë taksa më të ulëta.

“ Në momentin që do të marrim drejtimin e punëve do të jemi vetëm në krah të biznesit. Taksa të ulëta, çmim të ulët të energjisë, pa TVSH, pa tatim fitim për çdo biznes që bën xhiro deri në 140 mijë dollarë në vit, do paguash vetëm 0.5% të xhiros, bëre 20 milionë lek xhiro në vit, do paguash 40 mijë lek të vjetra”,

“ Kaq do të jetë detyrimi yt. Pjesën tjetër, çfarë do të fitosh do ta shpërndash brenda familjes tënde, të rrisni mirëqenien dhe të paguash rrogat e punonjësve që do të merrni këtu. Çmimi i energjisë do të ulet deri në masën 40% në varësi të llojit të biznesit, çmimi që do të lëvizë do të ulet nga -20% deri në -40%. Është e vetmja mënyrë për t’i ardhur në ndihmë biznesit. Kjo ditë do të vijë kur të gjithë ne me votë të ndershme t’i themi mirupafshim këtij kryeministri i cili mendon vetëm për oborrin e tij dhe për shokët e tij. Këtij kryeministri që nuk e vret mendjen se ti ke shitur vetëm një palë këpucë sot 1000 lekë të vjetra, por një kryeministri që e vret mendjen si të shpërndajë vitin e ardhshëm 150 milionë dollarë për 12 veta. Ju do të jeni më të fuqishëm, ju do të paguani më shumë rroga për punonjësit tuaj, ju do të jeni më të mirëqenë, ju do të konsumoni”, u deklarua gjatë takimeve të shefit të kabinetit në PD, Dorian Teliti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!