PD: Sot Berisha u strehua në partinë e Ilir Metës, shqiptarët duhet të ndahen nga politika e vjetër

schedule16:53 - 1 Shkurt, 2022

schedule 16:53 - 1 Shkurt, 2022

Partia Demokratike ka reaguar sërish për koalicionin mes Sali Berishës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjet e 6 marsit. PD ka publikuar një video që pasqyron qëndrimet e Ilir Metës për Berishën.

PD thekson se Shqipëria duhet të ndahet nga politika e vjetër që gjithçka e ka në funksion të interesave  personale të politikanëve. Sipas PD-së sot Sali Berisha u strehua te partia e  Ilir Metës.

“Shqipëria duhet të ndahet nga politika e vjetër që gjithçka e ka në funksion të interesave  personale të politikanëve. Sot Sali Berisha u strehua te partia e  Ilir Metës, e  po i përdor demokratët për hallet e tij dhe të ilir Metës.

Demokratët e kanë kuptuar se Sali Berisha dhe Ilir Meta po i përdorin, prandaj çdo ditë demokratët po dinstancohen nga farsa Berisha.

Tashmë jo vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët është e qartë se nëse zgjedh Berishën e Metën merr Ramën, nëse zgjedh Ramën merr Berishën dhe Metën.”, thuhet në deklaratë.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!