PD “skenë krimi” pas protestës së Berishës, ambasada italiane: Dënojmë dhunën

schedule16:32 - 8 Janar, 2022

schedule 16:32 - 8 Janar, 2022

Dhunën e ushtruar në selinë e PD gjatë protestës së organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha e ka dënuar edhe ambasada italiane në Tiranë. Politika nënvizon ambasada duhet të shërbejë për të shmangur dhunën dhe këtë gjë ka ftuar të bëjnë të dyja palët.

Ambasada e Italisë dënon me forcë aktet e dhunës që u ushtruan gjatë protestës politike në Tiranë. Përdorimi i dhunës si një mjet politik është i papranueshëm dhe në shkelje të Kushtetutës dhe të legjislacionit shqiptar.

U takon forcave të rendit të garantojnë ushtrimin në mënyrë të ligjshme të së drejtës për të protestuar si dhe për të ndërhyrë me mjetet e duhura nëse dhe kur do të jetë e nevojshme. Ftojmë të gjitha palët të shmangin dhunën si dhe të zgjidhin paqësisht çdo mosmarrëveshje. Politika pikërisht për këtë shërben”, shkruan ambasada.

Protesta në selinë e PD u mbyll me ndërhyrjen e forcave të policisë pasi mbëështetësit e Berishës skatërruan gjithçka duke përdorur mjete  nga më të ndryshmet. be.k/abcnews.al