PROJEKSIONI/ PD rritet ndjeshëm në Elbasan, PS “çimenton” 7 mandate

schedule22:30 - 25 Prill, 2021

schedule 22:30 - 25 Prill, 2021

Eksperti zgjedhor Agim Tutulani ka deklaruar se sipas projeksionit të “Geo Cartography” në ABC, në Elbasan PS ka gjasa të marrë 8 mandate dhe PD të sigurojë 6.

Në 2017 PDIU ishte faktor në Elbasan se kishte dy mandate. Forca e PDIU në këto zgjedhje nuk është e njëjta, por nga sondazhi vumë re se mbaheshin. Nuk është se ato vota diku  te 29 mijë nuk po transmetohen direkt te PS. Një pjesë e tyre kanë vajtur drejt PD.

Lexo edhe: PROJEKSIONI/ Sa mandate marrin PD, PS, LSI në Korçë, Shkodër dhe Gjirokastër

Është e sigurt që PS ka 7 mandate dhe lufton për të tetin. PD 5 mandate të sigurta dhe LSI 1. Kjo lë një mandat në lojë që tre forcat kanë shanse ta tejkalojnë. Gjasa janë më të larta që lufta është mes PD dhe PS. Që PS të shkojë 8 dhe PD 6,” theksoi ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!