“PD rezolutë”, Basha: Shqipëria të dënojë masakrën e Srebrenicës dhe genocidin në Kosovë

schedule11:44 - 11 Korrik, 2021

schedule 11:44 - 11 Korrik, 2021

Bosnja e Hercegovina shënon sot 26 vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë.

Lexo edhe: Rama kujton masakrën e Srebrenicës

Edhe pas më shumë se dy dekada pas vrasjeve, ende vazhdojnë të gjenden varre masive.

Lexo edhe: 26 vjet nga masakra e Srebrenicës, Kurti: Ndëshkimi i kriminelëve, themeli i paqes Ballkanin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar masakrën e Srebrenicës. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Basha shkruan se Shqipëria duhet të ketë kurajon dhe pavarësinë për ta dënuar gjenocidin në Srebrenicë dhe gjenocidin serb në Kosovë.

Lexo edhe: Në 26-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë varrosen edhe 19 viktima

Po ashtu kryedemokrati bën me dije se Partia Demokratike do të paraqesë në Kuvend rezolutë për këtë gjenocid.

Statusi:

“Masakra e Srebenicës është një akt genocidal i cili duhet të njihet dhe të dënohet si i tillë nga bota e civilizuar. Shqipëria duhet të ketë kurajon dhe pavarësinë për ta dënuar atë dhe genocidin serb në Kosovë, mbi të cilin @pdshqiperi do të paraqesë në Kuvend një rezolutë”, shkruan Basha.

Parlamenti Europian e ka shpallur 11 korrikun datë të përkujtimit të masakrës  së njohur nga Europa pas Luftës së II Botërore./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!