PD: Qeveria detyron bizneset të pajisen me kasa të tjera fiskale

schedule15:26 - 17 Nëntor, 2018

schedule 15:26 - 17 Nëntor, 2018

Çdo biznes duhet të bëhet gati nga 600-1000 euro si faturë për vendimin korruptiv të qeverisë për sistemin e menaxhimit të faturimit të bizneseve. Ky është thelbi i denoncimit të bërë paraditen e së shtunës nga Partia Demokratike, nëpërmjet deputetit Endri Hasa. Sipas opozitës pak ditë më parë qeveria ka miratuar një vendim që, praktikisht, skualifikon kasat ekzistuese.

Aktualisht, sqaroi Hasa, kasat fiskale janë të programuara të transmetojnë të dhëna vetëm 1 herë në ditë, kur biznesi mbyll xhiron, por qeveria ka ndryshuar karakteristikat teknike për pajisjet fiskale, duke futur si kriter shtesë “transmetimin e çdo shitjeje në kohë reale në sistemin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve”.  Sipas PD-se kërkesat e sistemit të ri detyrojnë çdo biznes që të heqë kasat dhe sistemet elektronike që ka, për të blerë pajisjet e reja që mundësojnë transmetim të çdo shitjeje në kohë reale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!