Reforma Territoriale do të jetë propozimi i parë demokratëve në Parlament. Duke e cilësuar të dështuar reformën e zhvilluar nga PS në 2014-ën pa pjesëmarrjen e opozitës, nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj flet për dizejnimin e një hartë te re territorial.
“Reforma nuk ishte lokale dhe e pushteti vendor po vetëm elektorale. Oferta për të rishikuar në funksion të individit duhet të jetë e qëndrueshme, funksionale dhe të garantojë atë që duhet të jetë e rëndësishme. Zbritjen të qeverisjes pranë individit”
Por a kanë besim demokratët tek Edi Rama dhe i druhen paragjykimit se përfshirja në këtë reformë do të krijonte bindjen e një bashkëpunimi me PS.“Reforma Territoriale, numrat në parlament janë dhe nuk do paraqesim një propozim por duam që ajo reformë të shkojë deri në fund”
Demokratët kërkojnë që të afrojnë shërbimin tek qytetarët.
“Më tepër se ribërja është procesi se si do bëhet. Dhe në këtë seli prej kohësh janë dhënë porosi strukturave për të vjelë të gjithë defektet dhe dis-funksionet elektorale të 2015”
Pasi të kenë përfunduar konsultat e brendshme, ekspertët ligjore të PD do të shkruajnë draftin që do të propozohet në Parlament. /abcnews.al/
/abcnews.al/