PD për ndryshime Kushtetuese, Balla: Të gatshëm t’i diskutojmë, “Vettingu” është teknik jo politikë

schedule11:15 - 19 Tetor, 2021

schedule 11:15 - 19 Tetor, 2021

Nga Kryesia e Kuvendit, Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka përshëndetur nismën e PD-së për amendamentet për Ndryshimet Kushtetuese.

Sipas Ballës, PS është e hapur për të diskutuar çdo propozim që vjen nga opozita, ndërkohë që  është ndalur edhe tek zgjatja e  mandatit të KPK dhe komisionerit Publik duke thënë se kjo është kërkuar nga partnerët ndërkombëtar. Balla vuri theksin se zgjatja e “Vettingut”   është një çështje teknike dhe sipas tij  nuk mund të bëhet çështje politike apo të lidhet me propozimet e tjera të PD për ndryshime kushtetuese.

E përshëndes këtë qasje të re të opozitës me propozime konkrete. Duhet diskutim dhe do i shikojmë me vëmendje. Kushtetuta ka të përcaktuar qartë shqyrtimin e propozimeve për ndryshime. E thash edhe radhën e kaluar për komisionin hetimor. Kuvendi do të ngrenë një Komision të posaçëm të Reformës Zgjedhore. Do të diskutohet gjithçka.”

“Edhe në progres raportin e sotëm të BE duhet të kemi një dialog politik për të zgjedhur çështjet dhe propozimet e veta. Dua të theksoj se çështja e ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e mandatit të KPK dhe Komisionerëve është një çështje që nuk është e jona por është teknike për të zgjatur mandatin e këtyre dy institucioneve për të garantuar proces të njëjtë dhe e përsëris që duhet ky nivel teknik për të mos u bërë politik. Se kemi rënë dakord në 2016 që vettingu të bëhet KPK . Të përmbyllet nga një trupë e pavarur kjo.”

“Ky është sugjerim që ka ardhur nga partnerët.” tha Balla.

Në dokumentin e plotë të siguruar nga ABC janë të plota amendamentet e PD për ndryshime kushtetuese, duke nisur që nga vettingu i politikanëve, Reforma Territoriale dhe ajo Zgjedhore. PD ka hartuar një paketë të plotë për pastërtinë e figurës së politikanëve, për të kufizuar ndikimin e krimit dhe korrupsionit te ta.  PD kërkon ndryshim të pikës 3 të nenit 45. Sipas PD-së, ata politikanë që nuk do të kalojnë Vetting-un, nuk do të mund të kandidojnë. PD kërkon që Vettingu i politikanëve të bëhet nga një trupë e posaçme e SPAK.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!