PD: Paratë e bixhozit investohen në ndërtim me lejen e dyshes Rama-Veliaj

schedule16:25 - 25 Janar, 2019

schedule 16:25 - 25 Janar, 2019

PD akuzon Kryeministrin dhe kreun e bashkisë së Tiranës se po favorizojnë kompanitë e bixhozit, që sipas tyre janë klient të Ramës, për të investuar paratë e bixhozit në fushën e ndërtimit.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike deklaroi se  Prokuroria e Tiranës  pak ditë më parë, ka nisur hetime për shkeljen e ligjit nga Kryeministri për dhënien e lejes së ndërtimit për kullën mbrapa godinës së Presidencës.

Por kjo është vetëm një nga tre godinat e larta të parashikuara për t’u ngritur, sipas selisë blu, me qëllim pastrimin e parave të biznesit të bixhozit.

Zëdhënësja e PD përmend edhe Kullen prapa Sahatit të Tiranës, dhe një tjëter në zemër të ish-Bllokut që i janë dhënë një personi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!