Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PD nxjerr videon: Si mbrohet masakra e votës në Elbasan

schedule09:16 - 29 Prill, 2021

schedule 09:16 - 29 Prill, 2021

Partia Demokratike ka publikuar një video, përmes së cikës demostron se si është mbrojtur masakra e votës në Elbasan, ku pas përplasjes me armë mes mbështetësve mbeti i vrarë aktivisti i PS Pjerin Xhuvani.

Në videon e PD është fjala e kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili gjatë një konference për shtyp mohoi që në makinën e bllokuar nga PD në Elbasan të kishte para dhe karta identiteti.

Selia blu i është referuar artikullit të Reporter.al, ku pretendohet se përplasja në Elbasan u manipulua, pasi në makinën për të cilën nisi përplasja u gjetën bllok pagesash dhe karta ID, por nuk u bënë të ditura nga policia.

“Ja si mbrohet masakra zgjedhore e Elbasanit,” shkruan PD krahas videos.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!