“PD nuk ka asnjë lloj perspektive”/ Minxhozi: Do të mbajë gjallë një debat politik, është dëshirë e tyre

schedule21:08 - 26 Nëntor, 2024

schedule 21:08 - 26 Nëntor, 2024

Analisti Skënder Minxhozi foli në studion e ABC News lidhur me situatën në Partinë Demokratike.

Sipas tij, nuk mund të krijohet një qeveri teknike pa pjesëmarrës në numër dhe pa qenë në rrethanat e duhura. Gjithashtu, ai u ndal tek negociatat e PD-së me Ramën në muajin korrik ku përmendi se nuk u diskutua fare për qeverinë teknike.

“Kërkohet qeveri teknike po me atë 5 herë 300, mjaftojnë kaq njerëz për të rrëzuar një qeveri? Qeveria teknike formohet në kushte kur o duhet të jetë amulli shteti ose mazhoranca ska numër, ose me një akord, marrëveshje që bëhet ne bazë kushtetuese.
Kërkojnë ti japin verbalisht një përmasë të cilën nuk ja japin dot në shifra.

Këta që sot kërkojnë qeveri teknike në Korrik negociuan me Ramën, ndërtuan kodin elektoral, siguruan mandatet dhe nga nga tjetër nuk u fol fare për qeverinë teknike sepse është dekor për fushatën. Na çon në zgjedhje dhe jep dorëheqjen pas zgjedheve. Duke mos mundur dhe duke mos pasur asnjë lloj perspektive, e ngre stekën lart duke e ditur që nuk e kapin dot por mbajnë gjallë një debat politik. Është një dëshirë e tyre. Nëse nuk ke fuqi politike dhe vota, nëse kanë dalë nga 3-4 parti të reja, nëse nuk e rregullon muhabetin me Lulzim Bashën, krijon një problem në këtë parti.” /abcnews.al