PD: Në fillim të gushtit janë dhënë 3 herë nga 627 mln lekë për inceneratorin e Fierit

schedule16:04 - 10 Gusht, 2022

schedule 16:04 - 10 Gusht, 2022

Partia Demokratike vijoi denoncimet për aferën e inceneratorëve nga Fieri sot. Deputeti demokrat Luan Baçi deklaroi se vetëm në fillim të këtij muaji janë dhënë 3 herë nga mbi 600 milionë lekë për incenratorin e Fierit, që nuk funksionon. Fondi është dhënë për pronarë që janë shpallur në kërkim ndëkrombëtarë.

“Dyshja Rama-Subashi autorizuan miliona euro për persona në kërkim dhe një incenerator që nuk funksionon. Qytetaret e Fierit e dinë mirë se, personin që dyshja Rama-Subashi autorizuan për firmosjen e çdo gjëje që kishte të bënte me inceneratorin e Fierit, fillimisht e emëruan Drejtor të Përgjithshem te Albpetrol, e pak muaj me pas e arrestuan. Por qytetaret e Fierit u çuditen kur mësuan se miliona euro po paguhen për persona në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që inceneratori nuk funksionon. Vazhdojmë edhe sot me disa pyetje për SPAK: Pse Rama-Balluku paguan 3 herë nga 627 milionë lekë brenda dates 1 gusht, për inceneratorin e Fierit? Ku është inceneratori i Fierit që duhej të ishte dorëzuar me çelësa në dorë sipas kontratës së fshehtë?”, tha Baçi. /abcnews.al