PD ndryshoi “fytyrën”, mbështetësja e flaktë e Berishës bën paralajmërimin e fortë

schedule21:25 - 3 Janar, 2022

schedule 21:25 - 3 Janar, 2022

Evi Kokalari, mbështetëse e Sali Berishës dhe pjesë e komisionit të përkohshëm të rithemelimit të PD-së ka reaguar përmes një postimi në Facebook pasi selia blu ndryshoi pamje me hyrjen e vitit të ri duke veshur xhamat dhe derën kryesore me letër ngjitëse me logon dhe simbolet e PD-së.

Por Kokalari e lidh me ultimatumin e 5 Janarit dhe protestën e 3 ditëve më pas duke deklaruar se Lulzim Basha ka instaluar dyer të blinduara dhe xhamat, sipas saj i ka mbuluar që të mos dallohen “ushtarët e armatosur” brenda.

Mbështetësja e Berishës ka edhe një paralajmërim për kryedemokratin lidhur me atë që mund të ndodhë në protestën e 8 Janarit, nëse Lulzim Basha nuk lë selinë pas 2 ditësh.

Lexo edhe: PD vjen me “fytyrë” të re dy ditë përpara ultimatumit të Berishës

“Lulzim Basha ka installuar dyer të blinduara dhe ka mbuluar të gjitha xhamat që të mos dallohen ‘ushtarët e armatosur’ brënda. Dy konkluzione mund të nxjerrim me këto veprime;

1- Lulit i ka hypur frika në palcë nga protesta paqësore e 8 Janarit

2- Luli po tregon karakterin e tij diktatorial ku i ka thënë vetes do ta mbaj selin peng me dhunë.

Nëse në 8 Janar ka trazira apo një Shqiptar plagoset, vijani fajet diktatorëve, dhe në këtë rast, nuk ka kthim mbrapa. Këto janë momentet që si shtetase Amerikane them, Allelujah për Nenin #2 të Kushtetutës Amerikane, që e mbron sovranin nga diktatorizmi qeveritar” shkruan Kokalari./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!