“PD ndodhet në çarjen e dytë për shkak të Berishës”, Minxhozi: Ka emergjencë gjetjen e një lidershipi, po vonohet për të ardhmen

schedule21:13 - 24 Tetor, 2023

schedule 21:13 - 24 Tetor, 2023

Analisti, Skënder Minxhozi, i ftuar në “Real Story”, ndër të tjera tha se Partia Demokratike ndodhet në çarjen e dytë më të madhe për shkak të Sali Berishës.

Ai tha se ky është rasti i dytë, kur fati i një personi i imponohet forcës politikës.

Sipas Minxhozit, pjesa tjetër ka mbetur “jetim” sepse dy liderët dolën “fake” dhe ata mendojnë për fatin e dy shefave  të tyre, ndërkohë që partia ka emergjencë për një lidership të ri.

“Aspekti politik i kësaj që po ndodh është kapital. Sepse PD ndodhet në çarjen e dytë të madhe për shkak të Berishës.

Këtu jemi në rastin e dytë  sesi fati i një personi i imponohet forcës politike. E gjithë partia sot nuk merret, as me qeverinë as me Bashën, as me gjetjen e një pasardhësi edhe Bashën dhe për Berishën.

Këta që bërtasin në televizor për “Partizanin” janë politikisht “jetim”, në kuptimin që lideri i vitit 2013 i doli “fake”, lideri i vjetër akoma edhe më keq.

Duke shtyrë problemin e lidershipit afatgjatë të së nesërmes, PD po vonohet në mënyrën më fatale për të ardhmen e mesme dhe të largët. Këta mendojnë vetëm për fatin e dy shefave” tha Minxhozi.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!