PD miraton primaret, Berisha i pakënaqur me strukturat e partisë: Organizoni takime

schedule15:50 - 1 Tetor, 2022

schedule 15:50 - 1 Tetor, 2022

Nga Juxhin Mustafaraj

Primaret do të jenë formula e cila do të përcaktojë kandidatët e PD në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike miratoi rregulloren e primareve, e cila për herë të parë lejon që për kandidatët e PD të mos votojnë vetëm anëtarët e Partisë Demokratike.

Këshilli Kombëtar vendosi që kryesia e Partisë Demokratike të ndërtojë një grup negociator për të nisur kontaktet dhe për arritur marrëveshje me aleatët e Partisë Demokratike.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha foli me rezerva për punën që strukturat e PD po bëjnë sa i takon organizimit të strukturave dhe premtoi se protestat dhe reagimet qytetare do të vijnë shumë shpejt.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar nuk u mor asnjë vendimmarrje për të gjetur urat e komunikimit me pjesën tjetër të grupit parlamentar që nuk i janë bashkuar Berishës.