Zonja dhe zotërinj, ju sjell përshëndetje nga Dhoma e Lordëve dhe konservativëve në Britaninë e Madhe dhe Irlanda Veriore. Është kënaqësi që ndodhem këtu. Shoh prapa meje këta rinj, shoh sytë e tyre dhe pyes veten se si do të jetë e ardhmja e tyre.
Para disa vitesh brezi i ri e hodhi tiraninë, e hodhi komunizmin, despotizmin në emër të lirisë dhe demokracisë. E ardhmja e Shqipërisë është një e ardhme e madhe, e begatë, e lumtur. Ne ndodhemi në një udhëkryq. Ne mund të marrim rrugën e klientelizmit, korrupsionit, krimit narkotik, lakmisë vetjake, për përfitimin e një grupi të vogël njerëzish.
Ose ne mund të zgjedhim një rrugë tjetër, të re, të lavdishme: lirinë, demokracinë, biznesin, punësimin, begatinë, që Shqipëria të zërë vendin që i takon jo vetëm në Europë, por në botë, si një vend i madh, me vizion, ambicie dhe përparim, që ofron të ardhme për të rinjtë e saj.
Në përfundim ju them, fitorja është kaq afër. Dilni jashtë dhe tregojuni miqve tuaj, të afërmve tuaj për të ardhmen e fëmijëve tuaj për të ardhmen e Shqipërisë, për të ardhmen e këtij vendi të mrekullueshëm. Trokitni në dyer, flisni me njerëzit dhe u thoni atyre: mbështesni Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe sillni një të ardhme të shkëlqyer.