PD mbron Metën në Strasburg/ Vokshi: Ish-Presidentin e rrëmbyen me dhunë

schedule15:29 - 24 Tetor, 2024

schedule 15:29 - 24 Tetor, 2024

Në dyert e Parlamentit Europian, nuk ka trokitur vetëm Sali Berisha, përmes deputetëve të tij, që ndodhen atje prej së martës.

Por eurodeputetët kanë dëgjuar edhe për Ilir Metën, që demokratët i kanë përshkruar eurodeputetëve skenën e arrestimit të aleatit të tyre në rrugë, të hënën.

 “Dëshmuam rreth, jo arrestimit, por rrëmbim në mes të ditës të ish presidentit, ish-kryetarit të parlamentit zotit Meta. Pamjet ishin shokuese. Nuk mund të ndodhë një pamje e tillë për një ish-president në një vend që pretendon të ketë demokraci funksionale.”

 Pas me Sali Berishën dhe Ervin Salianjit, në hyrje të PE-së, deputetët demokratë i kanë shprehur zyrtarëve europianë shqetësimin mbi gjendjen e opozitës, jo larg zgjedhjeve.

“Jemi 5 muaj para zgjedhjeve parlamentare dhe informuam të gjithë miqtë tanë dhe personalitetet lidhur me lidershipin e të gjithë partive të opozitës që ose është në arrest shtëpie, ose arrest me burg, ose kërcënohet me kallëzime penale apo çështje të ndryshme në gjykata.”

 “Morëm mbështetje të pakufizuar për kërkesat tona”, tha Vokshi, ndërsa opozitarët do të vijojnë mosbindjen civile në Shqipëri.

“Një prej kërkesave kryesore tonat ishte një qeveri teknike, një qeveri që të kujdeset për muaj e fundit për organizmin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”

Grupi demokrat sakaq, zhvilloi takim me Kryetarin e Komitetit BE-Shqipëri në Parlamentin Europian, gjithashtu me eurodeputetët e grupit parlamentar të “Konservatorëve dhe Reformatorëve Europian”.