PD mbledh nesër Kryesinë, zbardhet mesazhi i Gazment Bardhit për demokratët

schedule19:34 - 14 Nëntor, 2021

schedule 19:34 - 14 Nëntor, 2021

Partia Demokratike do të mbledhë nesër në orën 16:00 Kryesinë. Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi përmes një mesazhi ka njoftuar demokratët për mbledhjen.

Mësohet se në rend dite do të jetë situata politike në selinë blu. Me anë të mesazhit të tij, Bardhi paralajmëron marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj.

“Në mbështetje të pikës 4, të nenit 45 të Statutit të PDSH, nesër, datë 15.11.2021, ora 16:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me rend dite:

“Diskutime dhe vendimmarje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj”.

Mbledhja do të zhvillohet në sallën e mbledhjeve të Grupit, Kati i II, Selia Qendrore e PDSH.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi”, thuhet në mesazh.

Situata në Partinë Demokratike ka agravuar, ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij kanë depozituar në zyrën e Edi Palokës, kreut të Këshillit Kombëtar, 4200 firma për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha, por edhe numri dy i partisë, Gazment Bardhi këmbëngulin për verifikimin e firmave dhe se duhet të ishin dorëzuar në mënyrë protokollare në sekretarinë e partisë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!