PD mbledh kryesinë, Kadilli i kërkoi dorëheqjen, Basha: Shqiptarët e votuan ndryshimin me zemër

schedule18:01 - 16 Maj, 2021

schedule 18:01 - 16 Maj, 2021

Mbledhja e sotme e kryesisë së partisë demokratike është shoqëruar me debate mes kryetarit Lulzim Basha me kandidatin e vetëshpallur për kreu e partisë Fatbardh Kadilli.

Basha  i është përgjigjur Kadillit në lidhje me dhënien e dorëheqjes ku thekson se zgjedhjet treguan se “shqiptarët e duan ndryshimin me zemër, dhe e duan këtë ndryshim sot më shumë se kurrë”.

“Kjo fushatë provoi se ne edhe propagandës së tyre mund ti bëjmë ballë, ne mundemi ta shkatërrojmë atë: me zemër, me shpresë! Dhe këtë ne e bëmë-shqiptarët dolën me gëzim në zemër dhe votuan ndryshimin në 25 prill. Ata dje e donin me gjithë shpirt ndryshimin! Ata e duan ndryshimin edhe më shumë sot!“, tha Basha.

Kreu i selisë blu bëri edhe një thirrje për demokratët për tu bashkuar në betejën për ndryshim.

“Ndaj të bashkuar ju ftoj ti prijmë forcën tonë betejës për ndryshimi për të gjithë demokratët dhe gjithë shqiptarët”, tha Basha.

Ndërkaq më herët Kadilli duke iu drejtuar Bashës i tha se nuk është i pazëvendësueshëm në parti dhe se duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së.

Ndër të tjera kryedemokrati është shprehur se regjimi Rama-Doshi janë vjedhja, krimi dhe anti-vlerat, sipas tij të gjithë janë kundër kësaj.

Regjimi Rama-Doshi ka zgjedhur nje sistem qe i përmbys vlerat, që mjetet e të keqes i konsideron më të vlefshem se mjetet e të mirës. Që legjitimon përdorimin e krimit dhe që nuk lë shteg tjetër veçse futjen e vendit në një spirale vicioze, ku bandave i duhet përgjigjur me banda, vjedhjes me vjedhje, antivlerave me antivlera”, ka thënë ai. e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!