PD letër ambasadorëve Kim e Soreca: T’i hiqet mandati kryebashkiakut Agron Malaj

schedule12:12 - 12 Qershor, 2020

schedule 12:12 - 12 Qershor, 2020

Partia Demokratike këtë të premte ka reaguar sërish pas vendimit të Prokurorisë në lidhje me ccështjen e kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj.

Përmes një letre që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi dërguar ambasadores së SHBA-së Yuri Kim dhe ambasadorit të BE, Luigi Soreca, kërkojnë shkarkimin e tij.

Gjithashtu demokratët i bëjnë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mblidhet dhe t’i heqë mandatin kryebashkiakut Malaj, pasi sipas kësaj force politike, është subjekt i ligjit të Dekriminalizimit.

LEXO EDHE:Prokuroria konstaton se Agron Malaj u dënua në ’99, KQZ do të vendosë për mandatin

Ndërkohë tre ditë më parë Prokuroria ka mbyllur hetimet në lidhje me këtë ccështje, duke theksuar se ai ka qenë i dënuar, por ligji nuk e penalizon të ushtrojë detyrën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!