PD kundër Gent Ibrahimit në krye të KLP-së

schedule18:12 - 19 Dhjetor, 2018

schedule 18:12 - 19 Dhjetor, 2018

Në një reagim pas kësaj mbledhjeje, PD bën të ditur se emërimi i Gent Ibrahimit në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është prova e kapjes politike të organit të ri të qeverisjes së prokurorisë.

“Eksperti i qeverisë për reformën në drejtësi dhe kunati i ish-ministres Kodheli nuk duhet ta kishte fare vendin në KLP”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga PD.

Por, sipas opozitës, Genti Ibrahimi, është aty si investimi politik i Edi Ramës për të kontrolluar sistemin e drejtësisë. PD ka denoncuar kohë më parë projektin e Edi Ramës për të emëruar kryetarët e dy organeve që qeverisin drejtësinë.

“Emërimi i sotëm provoi se shqetësimi i Partisë Demokratike ishte i drejtë”, theksohet në deklaratën e PD-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!