Sekretari për Çështje Ligjore në PD, Çlirim Gjata i ftuar në emisionin “Log.” me Endri Xhafon foli për betejën e Partisë Demokratike post elektorale.
Ai tha se kambana e alarmit ka rënë shumë herët dhe nëse prokuroria do të kishte lëvizur më shumë dhe do të kishte kryer punët e saj atëherë sipas Gjatës historia sot do të fliste ndryshe.
“PD ka fakte, prova dhe indicie logjike që janë paraqitur në KQZ. 5 pikat ku ne mbështesim të gjithë betejën tonë post-elektorale, kanë të bëjnë me shit-blerjen e votave, vënia e shtetit në funksion të partisë në pushtet që do të marrë mandatin e tretë, bashkëpunimi me krimin e organizuar, ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës e Kodit Zgjedhor si dhe sistemi i vëzhgimit me patronazhistët”, tha Gjata.
Ndërsa Lefteri Luzi ish-kryetare e KQZ, në këtë bashkëbisedim tha se vlerësimi duhet bërë në bazë të provave dhe fakteve.
Gjithashtu Kume tha se mekanizmi që kërkojnë të aktivizojnë është për të arritur të vërtetojnë se procesi zgjedhor nuk ishte demokratik.
“Edhe në këtë proces zgjedhor nuk arritëm dot të dalim nga mënyra e sjelljes, njësoj si proceset e tjera zgjedhore. Më e keqja është pamundësia për të mos parë tek vetja, por vetëm tek kundërshtari”, tha Kume ish-kryetar i KQZ-së, ndërsa shtoi: “Mënyra se si e artikulon opozita sjelljen jodemokratike të garuesve e cila u duket se ekzistoi në këto zgjedhje, për mua besoj se bëhen për të treguar se votat janë vjedhur”.
/abcnews.al/