PD kthehet te i zoti/ Mërtiri: Berisha në hall të madh. Do humbë thellë në zgjedhje, nuk ka më alibi

schedule17:42 - 12 Qershor, 2024

schedule 17:42 - 12 Qershor, 2024

Sipas politologut Ergys Mërtiri, Sali Berisha është në hall të madh, pasi mori vulën dhe logon e Partisë Demokratike.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Mërtiri u shpreh se Berisha e di që do humbë thellë në zgjedhje dhe nuk do të ketë më alibi, për të justifikuar humbjen.

Mërtiri shtoi se PD e Berishës nuk mund të rritet dhe të ketë të ardhme.

“Kemi një lider që është 80 vjeç i izoluar nga gjykata dhe ndërkombëtarët. Kjo parti nuk ka çfarë të rritet më. Kjo parti do humbë thellësisht në zgjedhje. Shoh që projeksionet politike të të ardhmes janë dy llojesh, njëri mund të ketë të ardhme, parti e re, tjetri nuk mund të ketë të ardhme, parti e vjetër. Sot, Berisha është akoma më në hall se kur nuk e kishte vulën. Berisha e ka të qartë që nuk e mund Ramën. Sali Berisha nuk mund ta mundë Edi Ramën, ka pasur për qëllim të mbijetojë në politikë. Sot Sali Berisha nuk mund të ketë më alibi. Do ta bëjë të lidhë kokën me peshqir, Berisha kështu ka bërë gjithmonë. Kjo do sjellë dramë në kampin e PD së tij. Meta e ka mbyllur kapitullin e tij politik”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!