Në Gjykatën e Tiranës është ndërruar gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen e ndryshimit të statutit të Partisë Demokratike, të paraqitur nga Sali Berisha. Gjyqtari që do të marrë në dorë çështjen është Arben Kostandini.
Ky ndryshim vjen pas kërkesës së PD. Më 21 janar PD kërkoi që të përjashtohet nga shqyrtimi gjyqtari Agron Zhukri.
Kujtojmë se më herët Agron Zhukri kërkoi që të mos shqyrtojë statutin pasi ishte në konflikt interesi me Sali Berishën. Mirëpo, kërkesa e tij nuk u pranua nga gjykata. Sakaq, tani me kërkesë të PD-së kjo çështje do të shqyrtohet nga gjyqtari tjetër, pasi u përzgjodh nga shorti. g.v/abcnews.al