Partia Demokratike depozitoi në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) dosjet sipas tyre me faktet se përse duhet të shpallet pavlefshmëri e zgjedhjeve në 9 qarqe. Por ish-deputeti, tashmë në krye të bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ironizon dhe i sfidon demokratët që të nxjerrin provat nëse kanë dhe të mos akuzojnë në tym me shashka.
“Te gjithe PD-isteve ju qenkan blere votat! Duke u vetedeklaruar me se paku si syleshe, pasi deri kur u hapen kutite nuk kishin pare asgje, jane vene ne gare te shfrenuar kush e kush me tregu histori me te trishte te gjoja manipulimeve zgjedhore! Dhe ndersa cudisin dynjane me perralla e fantazi idiote, nuk thone qofte nje rast konkret, te nje akti te denoncuar.

Emrat ne tym pa fakte por me insinuata dhe opinione, jane shashka qe synojne te helmojne dynjane, por ska ne asnje baze ligjore dhe nuk i hyjne ne pune as dreqit! Kane tere jeten qe bejne petulla me uje, me nje politike bojatisje per kedo qe eshte kundershtar i tyre, ndersa keto vete qenkan engjujt qe mezi po i presim” shprehet ai.
PS fitoi 74 mandate në 25 Prill duke marrë besimin e qytetarëve edhe për një tjetër mandat, i treti radhazi./ db/ Abcnews.al

