PD kërkon mocion me debat me Ramën për rritjen e çmimeve

schedule15:40 - 15 Mars, 2022

schedule 15:40 - 15 Mars, 2022

Partia Demokratike ka kërkuar mocion më debat në Kuvend me kryeministrin Edi Rama për rritjen e çmimeve.

Nënkryetari i PD-së, njëherësh kryetari i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj ka depozituar në Kuvend letrën për kryetaren Lindita Nikolla. Në shkresën e PD, siguruar nga gazetari Juxhin Mustafaraj për abcnews.al kërkohet që mocioni të mbahet seancën e ardhshme, të enjten e 17 marsit.

Sakaq, një gjë e tillë u njoftua më herët, të shtunën nga kryetari Lulzim Basha, para mbledhjes me grupin parlamentar.

Ndërkohë, ditën e sotme Grupi i Rithemelimit të PD, kërkuan interpelancë me Kryeministrin Edi Rama për krizën. Janë 9 deputetë që kërkojnë interpelancë me Ramën për Gjendjen e Rezervës së Sigurisë së Naftës dhe për Gjendjen e Rezervave Materiale të Shtetit. g.v/abcnews.al