PD kërkon fletë votimi vertikale në zgjedhjet e 25 Prillit, KAS zgjedh relatorin e kërkesës ankimore

schedule11:53 - 2 Prill, 2021

schedule 11:53 - 2 Prill, 2021

Pas socialistëve, edhe Partia Demokratike ka paraqitur në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve kërkesën ankimore për të fletën e votimit të miratuar ditën e djeshme nga KQZ.

Ndonëse fleta e votimit në përmbajtje është sipas kërkesave të demokratëve, pra me emra, PD tashmë kërkon që ajo të mos jetë në formatin horizontal, por vertikal.

Relator për shqyrtimin e kësaj kërkese me anë të shortit të hedhur mesditën e sotme është caktuar Ledio Braho.

Mbrëmjen e djeshme edhe socialistët ankimuan fletën e votimit, duke kërkuar që kandidatët të identifikohen me numra. Në lidhje me këtë kërkesë, relatori u përzgjodh sot Koli Bele./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!