PD kërkesë Nikollës: Mos zvarrit shqyrtimin e mandatit të Olta Xhaçkës, të mblidhet Këshilli

schedule12:58 - 5 Korrik, 2022

schedule 12:58 - 5 Korrik, 2022

Pesë  anëtarët demokrat të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve i kanë kërkuar Kryetares së Kuvendit mbledhjen e Këshillit, ditën e nesërme, në orën 13:00, me rend dite vijimin e shqyrtimit të çështjes së së mandatit për deputeten Olta Xhaçka.

Në kërkesë theksohet se thirrja e Këshillit është e detyrueshme sipas Rregullores së Kuvendit kur e kërkojnë 5 anëtarë të Këshillit.

Kujtojmë që 14 deputetë të PD kanë kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka pë shkak se ajo ka përfituar, nëpërmjet bashkëshortit të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në përdorim pasuri publike.

Për demokratët kjo është shkelje e rendë e Kushtetutës dhe ligjit, për shkak se deputetit i ndalohet të përfitojë pasuri publike./Abcnews.al/