Grupi Parlamentar i PD kërkon interpelancë urgjente me zv.kryeministren e Shqipërisë, Belinda Balluku në parlament për procedurat e prokurimit public për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Kërkesa sipas PD, vjen pas paraqitjes në SPAK të Belinda Ballukut ditën e premte.
Për grupin e deputetëve demokratë, në procedurat për tunelin e Llogarasë rezulton që tenderi të ishte i paracaktuar dhe me një fatrë financiare të fryrë prej 50 milionë eurosh më shumë.
Kërkesa do të shqyrtohet në Konferencën e Kryetarëve dhe në rast se socialistët do të pranojnë kërkesën e opozitës, dita më e afërt e mbajtjes së kësaj interpelancë do të jetë seanca e ditës së enjte.

