PD i përgjigjet Ramës: Shqetësohet çdo ditë për mikpritjen e shqiptarëve për Lulzim Bashën

schedule13:08 - 31 Mars, 2021

schedule 13:08 - 31 Mars, 2021

Partia Demokratike i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama për takimet elektorale të zhvilluara nga kryedemokrati Basha në shkelje të rregullave anti COVID.

Sipas PD humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz Ramën dhe për këtë ai sulmon takimet tona elektorale.

Ndër të tjera selia blu në përgjigjen e saj thekson se Ramën e ka kapur paniku i humbjes dhe shqetësohet çdo ditë për mikpritjen e shqiptarëve për Lulzim Bashën. 

LEXO EDHE: Grumbullimet, Rama i kthehet Bashës: Lus Zotin që këta të verbër të mos përfundojnë në spitale

“I kapur mat në panikun e humbjes, Edi Rama shqetësohet çdo ditë për mikpritjen e shqiptarëve për Lulzim Bashën.

Edi Rama e ka kuptuar që shqiptarët duan ndryshimin dhe askush nuk e ndal dot më këtë.

Humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz dhe për këtë ai sulmon takimet tona elektorale.

PD është parti që funksionon sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi.

Kërcënimet dhe keqinformimet e Edi Ramës nuk e ndalojnë dot rrugën drejt fitores së Partisë Demokratike.

Në 25 prill Rama do të humbë dhe Shqiperia do të fitojë:, thuhet në deklaratën e PD-së./abncews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!