Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me debatin për oligarkët.
Ekspertit të ekonomisë Dorian Teliti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se Rama pasuroi 10 oligarkët e vendit, duke u dhënë në 5 vjet nga 300 mln euro për kokë.
LEXO EDHE: Rama: 100 më të pasurit kanë paguar taksa më shumë se gjatë qeverisjes së PD-së
“Në 7 vite Edi Rama ka dhënë 3 miliardë euro për 10 oligarkë. Mesatarisht 300 milionë euro për kokë.
Këto janë faktet.
Paratë që duhet të shkojnë te shëndetësia, të papunët, pensionistët dhe biznesi në krizë, Edi Rama vazhdon t’i ndajë me oligarkët dhe mafien e inceneratorëve. Prandaj Shqipëria është në krizë.
Zgjidhja: largimi i tij dhe kthimi i parave të taksapaguesve te njerëzit në nevojë dhe biznesi,” shkruan Teliti./abcnews.al