“PD grisi tapitë e pronarëve”, Rama nga New York premton Kadastër dixhitale

schedule19:21 - 26 Tetor, 2024

schedule 19:21 - 26 Tetor, 2024

Nga New York, ku po zhvillon një takim me shqiptarët atje, kryeministri Edi Rama premtoi Kadastrën digjitale, e cila sipas tij do I japë zgjidhje problemit me pronat. Ndër të tjera, Rama akuzoi PD, se grisi tapitë e pronarëve për llogari të tyre.

“Nuk jeni vetëm ju, ka edhe të tjerë. Cështja e pronës është bërë një corap i madh. Në Shqipëri ka ndodhur dicka që nuk ka ndodhur më parë në Europën pas komuniste. Megjithatë regjimi të gjithë titujt e pronësisë, pasi shtetëzoi cdo pronë, i futi në kasaforta hekuri dhe i la sic ishin. Asnjë copë letër nuk mori ta djegë ta grisë apo zëvendësojë. Mbase ata nuk e imagjinon dot që një ditë komunzimi do shembej e prona do kthehej si e drejtë themelore.

Antikomunistët këta që sot vijojnë ulërijnë kundër drejtësisë, I hapën ato kasaforta hekuri dhe i morën letrat e pronave dhe i bënë corap për llogari të tyre, por jo të pronarëve. Ajo që ne sot po bëjmë dhe është një nga kushtet më të forta më të vështira, është sistemi i gjithë situatë së pronës në një kadastër digjitale ku s’mund të bëhet asnjë ndërhyrje. Plagët e hapura me pronat janë shumë të thella. Prona është përdorur jo si në mall të babait por të vjerrit pasi ke bërë në mendje të ndaj të bijën.” tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!