PD: Gjatë ditës kemi denoncuar raste që synojnë dëmtimin e zgjedhjeve

schedule16:05 - 14 Maj, 2023

schedule 16:05 - 14 Maj, 2023

Shefja e komunikimit të fushatës së PD në Tiranë, Mirela Karabina ka dalë në një deklaratë për mediat duke denoncuar disa raste që sipas të cilës po tentohet të manipulohet procesi i votimit nga ana e PS. PD gjithashtu apeloi qytetarët për të ushtruar të drejtën e votës së tyre.

“Gjatë ditës në disa zona të vendit kemi denoncuar rastet kur Partia Socialiste ka kryer veprime që synojnë manipulimin e procesit të votimit si në rastin e Dimalit, ku denoncuam kryetaren e bashkisë që po firmos si mjeke ligjore vërtetime për personat me aftësi të kufizuar me qëllim votimin familjar, për të manipuluar votën e qytetarëve.

Po ashtu në bashkinë Finiq në derën e një prej qendrave të votimit po diktohet vota duke intimiduar qytetarët me flet votimit të plotësuara për PS në derën e QV. Gjithashtu janë vërejtur shumë raste të pranisë se personave të pa aurtorizuar në qëndrat e votimit ku është ushtruar presion dhe intimidim ndaj votuesve, dhe mbi të gjitha problematika e pasijeve të identifikimit elektronik që ka cënuar rëndë procesin e votimit.

Por pavarësisht të gjithë këtyre problematikave ne apelojmë qytetarët shqiptarë me të drejtë vote që të dalin sa më shumë e të votojnë për veten e tyre, të ardhmen e tyre. Përtej klimës së tensionit dhe të parregullsive sipas traditës së politikës së vjetër, këto zgjedhje janë për shqiptarët, të cilët sot me pjesëmarrjen e tyre kanë mundësinë ti japin një leksion të shkuarës dhe të hedhim themelet e të ardhmes. Vetëm duke votuar, marrim të ardhmen tonë në dorë.” tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!