PD e Korçës letër KQZ-së: Lironi urgjent KZAZ-të, nga nesës do të tubojmë

schedule11:15 - 26 Qershor, 2019

schedule 11:15 - 26 Qershor, 2019

Partia Demokratike ne Korçë i është drejtuar me një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke i kërkuar të ndërpresë menjëherë procesin e votimeve në Bashkinë e Korçës dhe Pustecit, pasi i konsideron të paligjshme. “Krim i rëndë vazhdimi i përpjekjeve për të zhvilluar votime në territorin e bashkive Korçë dhe Pustec”, thuhet në letër. Në letër PD njofton nga data 27 Qershor deri më 2 Korrik do të organizohen tubime të ligjshme ne te dyja bashkitë. Sipas opozitarëve, tubimet do të jenë të pandërprera dhe me afat kohor të pacaktuar, në mbrojtje të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira.  Më të njëjtën përmbajtje letra në adresë të KQZ janë dërguar nga të gjitha bashkitë e opozitës, Shkodër, Lezhë, Kukës, Selenicë etj. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!