“PD e Bashës jo parti bashkuese”, Gjekmarkaj: Po përdoret për interesa personale

schedule13:17 - 4 Shtator, 2023

schedule 13:17 - 4 Shtator, 2023

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj i ftuar në “Tirana Live” ka folur në lidhje me situatën ku ndodhet opozita dhe përplasjes të sotme mes pjesëve në sesionin hapës të parlamentit.

Gjekmarkaj tha se këto janë shfaqje që e trishtojnë dhe pjesën  më të madhe të përgjegjësisë për këtë e ka Basha.

Ai shtoi se egoizëm i Bashës, bie ndesh me pritshmëritë e demokratëve.

Deputeti theksoi se ky show politik i shërben vetëm mazhorancës, ashtu siç i ka shërbyer vitet e fundit.

Janë shfaqje që të trishtojnë, sepse lufta jonë do duhet të ishte me qeverinë dhe ende shfaqim pjesë komike të komunikimit brenda nesh.

Në këtë rast mendoj se pjesën më të madhe të përgjegjësisë sot e ka Basha, pasi ai e di që PD që ka vulën dhe siglën nuk është PD. Thjesht ai ka bashkuar disa dashamirës së tij, pa legalitet juridik.

Thjeshtë ata janë grumbulluar rreth Bashës për të mbijetuar në politikë dhe vazhduar.

Ky egoizëm e Bashës nuk e kuptoj. Pasi ka qenë 10 vite drejtues i opozitës dhe të aplikosh për t’u bërë kryetar i grupit është qesharake dhe ky egoizëm  bie ndesh me pritshmëritë e qytetarëve, që duan përballje me qeverinë, kur në fakt ai mendon vetëm për veten. Mbi të gjitha e ka të pamundur të bëhet kreu i Grupit Parlamentar, pasi ka vetëm 7 deputetë, nga grupi që ka 39 deputetë.

Është një show politik që i shërben mazhorancës, për të krijuar idenë e konfuzionit dhe përçarjes së opozitës. Mendoj që ne i kemi shërbyer qeverisë, më shumë se sa punët që ajo ka bërë.

Me luftën e saj të brendshme, me interesat personale të individëve të caktuar, me dëshirën për të qenë të përjetshëm. Nuk duhet të shohësh vetëm interesat personale, por edhe të grupit që ka punuar dhe po punon për të ardhur në pushtet. Nuk e shoh këtë dritë në fund të tunelit për sa kohë vazhdon ky debat i brendshëm” u shpreh Gjekmarkaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!