PD dhe LSI kërkojnë pavlefshmërinë për Beratin, Salianji: Kemi bërë hetim, s’ka argument ligjor

schedule11:25 - 14 Maj, 2021

schedule 11:25 - 14 Maj, 2021

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka nisur mbledhjen për shqyrtimin e kërkesave të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit. Dy partitë opozitare kërkojnë pavlefshmërinë e zgjedhjeve për këtë qark.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Eridjan Salianji tha se është bërë hetim lidhur me argumentet e sjella nga LSI dhe ka rezultuar që ka vetëm gabime materiale. Salianji theksoi se kërkesa e bërë për Beratin është politike dhe s’ka vlerë ligjore.

Kërkesën e LSI e kemi vlerësuar, ka ngritur pretendime konkrete, dhe ne kemi nisur hetim nëpërmjet komisipnerëve tanë, dhe kemi nxjerrë konkluzionet tona, që prapësojnë pretendimet e LSI. Për ZAZ 65, janë numëruar si të rregullta të gjitha kutitë e votimit nga përfaësuesit e të gjitha partive. Në QV 34,46 nëse nuk paraqitet operatori dhe votimi vazhdon, këtu s’ka parregullsi. S’ka pasur shqetësime gjatë ditës së votimit nga asnjë forcë politike lidhur me zhvillimin e votimit.

Lexo edhe: PD paraqet provat në KAS për përsëritjen e zgjedhjeve në Berat: Votat u blenë me 50 mijë lekë

QV 33,56 pas hapjes së kutisë pas pasqyrimit gabimisht të rezultateve nuk u përdorën zarfet e duhura. Por kjo QV s’ka parregullsi. Te qendra e fundit 31, 31 u vu re parregullsi dhe mopërputhje të shifrave pasi nuk ka parregullsi në vula. Duke qenë nga ana formale një kërkesë ligjore e vlerësuam dhe i hetuam. U konsultuam me komisionin rregullator kemi pasur përfaqësues si PD, LSI dhe PS. Ne u njohëm me këto libra protokolli të KZAZ, bënë konsultime me qendrat e votimit, këtë doja që ankuesit të kishin bërë. Të paktën të konsultohet me anëtarët e tyre. Këtu vijnë tregojnë gjysmën e filmit, nëse kanë pasur interes ti hskojën deri në fund problemit.

Dy juristët e opozitës e njohin ligjin, por se thonë, të shpallësh pavlefshmërinë e gjithë qarqet duhen votat për një mandat. Ne vijmë këtu i  themi KAS-it unë kam gjetur këto 15 qendra dhe ju shpallinin të pavlefshme. Numri 10 mijë për shpalljen e pavlefshme nuk ekziston. Kjo është kërkesë politike s’ka asnjë argument ligjor dhe vlerë juridike. Ne jemi të detyruar t’i dëgjojmë. Sa i përket zgjidhjes që ata kërkojnë nuk është zgjidhja në këtë sallë”, tha Salianji.

Ndërkohë, anëtari i KAS, Ilir Rusmali kërkoi nga përfaqësuesit që të mos përfshihen në debate me njëri-tjetrin. “Të mos bëjmë komente për njëri tjetrin. Nuk ka nevojë të përsëriten ndërhyrjet e bëra. Ne i morëm shënim të gjitha argumentat faktet dhe provat që paraqitët. Nuk ka nevojë të na i thoni përsëri. Na jepni mundësinë ta mbyllin ciklin e parë të procedurës. Mos u fusni në debate me njëri tjetrin,” theksoi ai. g.v/abcnews.al