PD: Berisha bashkoi votat me Ramën për të mbrojtur aferën e inceneratorëve

schedule22:34 - 14 Mars, 2022

schedule 22:34 - 14 Mars, 2022

Partia Demokratike akuzon ish kryetarin e saj, Sali Brishën se bashkoi votat me Edi Ramën kundër aferës korruprive të inceneratorëve.

Në një reagim, PD thekson se sulmet e Berishës janë për të mbrojtur aferat e përbashkëta me Ramën.

Reagimi i plotë:

Komisioni Hetimore për Inceneratorët, i tregoi çdo shqiptari se si Rama dhe ministrat e tij vodhën 430 milionë euro të shqiptarëve. Bazuar në fakte dhe prova, u kallzuan penalisht në SPAK, Erjon Veliaj, Damjan Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Emirjana Sako, Alqi Bllako dhe Armando Subashi.

Mazhoranca tentoi disa herë ta sabotonte dhe pengonte punën e këtij komisioni por nuk ia doli dot.

Raporti perfundimtar i cili fakton me prova se si iu vodhën shqiptarëve në skemën kriminale të inceneratorëve, për çudi nuk u votua nga deputetët e Sali Berishës.

Ata bashkuan votat me Edi Ramën kundër këtij raporti për të mbrojtur korrupsionin e Ramës. Ata që akuzojnë, mashtrojnë gjithë ditën për bashkëpunim me Ramën, janë faktuar duke bashkuar votat në mbrojtje të aferës më të madhe korruptive të ndodhur në Shqipëri.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!