Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PD apo LSI? Meta pyetet kë do mandatojë pas 25 Prillit: Mund të ketë surpriza

schedule14:19 - 5 Mars, 2021

schedule 14:19 - 5 Mars, 2021

Presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetarët se kë parti do të mandatojë pas 25 Prillit nëse fiton PD apo LSI të cilat kanë nënshkruar koalicion me njëra-tjetrën. Meta tha se rezultati nuk duhet paragjykuar pasi mund të ketë surpriza.

“Unë dua të jap një përgjigje parimore. Në këtë garë ka shumë koalicione dhe shumë forca politike. Nuk janë vetëm dhe jo vetëm tre. Rëndësi ka që qytetarët të nisen drejt kutive të votimit. Vota është një mjet për të zgjedhur dhe për të ndëshkuar.

Për mua është i rëndësishëm procesi që të jetë transparent dhe vota e qytetarit të jetë i barabartë. Do të informojmë edhe më tej edhe opinionin publik për të gjitha figurat që përfshihen te krimi zgjedhor se janë shumë figura.  Do bëjmë çdo gjë për zgjedhje të ndershme. Jemi në kushtet kur ka një tension që është krijuar në kushte artificiale.

Do bëjmë çdo gjë për zgjedhje të ndershme dhe për të ndëshkuar këdo që do të përpiqet të prekë një votë dhe të largojë Shqipërinë nga Europa. Mos besoni asnjë lloj propagande të gënjeshtërt. Qytetarët të mos ndikohen nga asnjë lloj presioni, as nga situata e vështirë në të cilën ndodhen mediat”, tha Meta./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!