PD akuzon qeverine për gjendjen e mjeruar në spitale, Balla: Shpifje, përhapni panik

schedule14:52 - 15 Gusht, 2020

schedule 14:52 - 15 Gusht, 2020

Pandemia e  Covid 19 për Partinë Demokratike ka nxjerr në pah gjendjen e rëndë në spitalet tona, pavarësisht se nga ana e autoriteteve është deklaruar se çdo nevojë është e mbuluar.

Por përmes kësaj videoje të shpërndarë nga ish-deputetja e PD-së, Orjola Papuri shprehet se gjendja në spitale është ndryshe nga sa e tregojnë autoritetet.

Pampuri shprehet se qytetarët janë ata që mbulojnë nevojat për të afërmit që po trajtohen nga Covid.

Pandemia nga COVID ka shfaqur para syve të të gjithëve sa e mjeruar është gjendja në spitalet tona, sa i madh është dështimi i qeverisë, sa e rrezikshme është kjo qeveri për shqiptarët. Kontrasti mes propagandës së qeverisë dhe realitetit është i jashtëzakonshëm. Kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë flasin për spitale si në Zvicër, por qytetarët në hall në dyert e spitaleve tregojnë të vërtetën e dështimit të “shëndetësisë falas”.  Ata blejnë vetë nga ushqimi i përditshëm deri tek respiratorët,” thekson Pampuri.

Një e tillë situatë është hedhur poshtë nga nr. 2 I PS.

Taulant Balla në një reagim shprehet se gjatë këtyre 6 muajve është shpifur shumë mbi situatën në spitale.

“Një betejë e palogjikshme dhe pa asnjë argument, por vetëm si një politikë inati. Inat me kë? Me njerëzit, apo stafet mjekësore? Tani mesa duket, vetë kasandrat e opozitës kanë nisur një betejë të re, atë të përhapjes së panikut ekonomik dhe social duke përdorur atë që njohin më mirë baltën dhe mashtrimin”, ka thënë Balla.

Ai shton se askush nuk duhet ta përdorë këtë situatë për të për të shpërndarë panik, nxitur ankth, kërkuar rrëmujë, apo demoralizuar stafet shëndetësore./abcnews.al