PD akuzon Artan Lamen: Punësimet tek Kadastra, sipas listës së partisë

schedule13:10 - 15 Shtator, 2019

schedule 13:10 - 15 Shtator, 2019

Partia Demokratike akuzoi sot kreun e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame se po i përdor punësimet në administratën e institucionit që ai drejton për të emëruar njerëz nga listat e Partisë Socialiste. Ish-deputetja Oriola Pampuri solli në vëmendje disa përgjime të një viti më parë, ku Artan Lame pranonte ndërhyrjet e deputetëve për punësimet.

“Artan Lame tallet me shqiptarët kur flet për punësime me konkurs. Ai është regjistruar, duke pohuar se emërimet janë partiake dhe duke urdhëruar punonjësit të  punojnë në fushatë”, u shpreh Pampuri. Sipas saj, Lame vazhdon të mashtrojë shqiptarët me propagandën e Edi Ramës për punësime me konkurs. Kreu i Agjencisë së Kadastrës njoftoi gjatë kësaj jave hapjen e thirrjeve për punësime në këtë institucion, duke i bërë thirrje politikanëve që të mos ndërhyjnë më për vende pune. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!