PD akuza për çmimin e lartë të naftës, Balluku: Rafineria ka dalë jashtë kontrollit të shtetit

schedule14:14 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 14:14 - 24 Dhjetor, 2020

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji u shpreh sot në studion e “ABC”-së se Shqipëria është e treta në botë për çmimin e lartë të naftës, ndërsa vendi është në varfëri. Por cfarë po ndodh me sektorin e hidrokarbureve në vendin tonë? Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku u shpreh sot gjatë konferencës për mediat se rafineria ka dalë jashtë kontrollit të shtetit dhe të gjitha këto që po ndodhin ndikojnë edhe te çmimi final i konsumatorit.

Në sektorin hidrokarbur shteti është rregullator, por komponentët e këtij sektori janë kryesisht privatë. Po të heqim më një anë Albpetrolin, që ka krijuar më shumë probleme dhe debite buxhetit të shtetit apo sektorit sesa ka performuar në vite, kompania ka një problem të madh social. Ne aty kemi sot mbi një mijë punonjës që operojnë dhe jemi mundur që të kemi një reformë edhe në atë pjesë të sektorit, por duke parasysh impkatin social që mund të ketë.

Komponenët e tjerë janë privatë, mbi të cilët shteti ka gjetur edhe faktin e kryer. Si në rastin e Bankers, pra një kontratë koncensionare, që është operatori nxjerrës më i madh i naftës në Shqipëri për momentin, duke shpresuar që aktivizimi i Shellit dhe Enit me kushte të reja do ta ndryshojnë këtë balancë të sektorit, por edhe në rastin e rafinerisë, një histori e gjatë me një problem social të jashtëzakonshëm. Një rafineri e ngritur me një cikël të brendshëm të mbyllur, që të përpunonte naftën e dalë nga fushat e Zharrëzit.

Ndërkohë që sot, nafta nuk është më në kontrollin e shtetit, por të koncesionarit dhe Bankers sipas marrëveshjes e cila nuk e detyron ta tregojë këtu produktin, e tregton jashtë, e eksporton jashtë për qëllime fitimesh, kontrata ja lejon këtë gjë, kështu që rafineria ka dalë jashtë ciklit dhe jashtë kontrollit të shtetit, pasi është një entitet privat ashtu siç është edhe Bankersi. Kjo përsa i përket të gjithë sistemit të nxjerrjes dhe përpunimit të naftës.

Por të gjitha këto, ndikojnë qoftë te çmimi final i konsumatorit apo involvimi apo rregullimi që shteti mund ti bëjë sektorit të shitjes të naftës, duke qenë se mbështetet mbi importet, dhe industria vendase, pavarësisht se jemi vend naftëmbajtës dhe naftënxjerrës për shkak të këtij kompleksiteti janë krijuar të gjithë këto probleme” tha Balluku./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!