Kështu e ka menduar bashkia të ndodhë këtë fundjavë në Tiranë.
Muzikë popullore dhe moderne, projeksione të veprave të ndryshme të artistëve vendas dhe të huaj në fasadat e pallateve gjatë mbrëmjeve janë parashikuar ta kthejnë këtë zonë të kryeqytetit në skenë feste.
Nuk do të mungojnë lojërat për fëmijë dhe panairet.
Aktivitete të tilla do të ketë gjatë të gjithë vitit në sheshe të ndryshme të kryeqytetit.
Ngjarje të tilla kulturore e gjithëpërfshirëse synojnë tu japin një tjetër mundësi vendasve dhe të huajve të kalojnë ditë të këndshme në kryeqytet dhe ti ndryshojnë pamjen zonave të ndryshme të Tiranës.