Pazari i votës – Vetting

schedule16:08 - 30 Maj, 2020

schedule 16:08 - 30 Maj, 2020

Dhjetra tryeza partish politike e komisionesh bipartizane janë ngritur gjatë tranzicionit për të garantuar votën e lirë.

Shumë energji e investime, mosmarrëveshje të sajuara për të shkuar më pas në marrëveshje në interes të palëve.

Premtimet e Edi Ramës kur ishte në opozitë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, qasja e tij në pushtet për lirinë e votës dhe rasti i zgjedhjeve në Dibër.

Çfarë po ndodh me dosjen 184, ku dëgjohet kryeministri, ministrant e depuettët e tij, zyrtarët më të lartë të policisë e administratës publike duke folur për tjetërsimin e votës.

30 vjet histori pazaresh me votën dhe Shqipëria është ende larg zgjedhjeve me standarde.

Të gjitha këto ju ftojmë t’i ndiqni në specialen e sotme të përgatitur nga gazetarja Luljeta Progni për emisionin “Vetting”. /abcnews.al