Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Pazari” i Besiktas me Asllanin/ Avioni vonon transferimin e mesfushorit kuqezi në Turqi

schedule11:21 - 30 Janar, 2026

schedule 11:21 - 30 Janar, 2026

Vetëm një vonesë, që shtyu vizitat mjekësore dhe firmën në kontratë. Nuk duket një nisje e mirë, por që gjithsesi nuk e pengon transferimin e Kristjan Asllanit te Besiktas.

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë u detyrua të ndryshojë planet, pasi avioni me të cilin do të udhëtonte nga Milano drejt Stambollit u shty për shkak të një avarie.

Në pritje të zyrtarizimit si lojtar i ri i gjagandëve të futbollit turk janë zbuluar detajet e kësaj marrëveshje mbi bazën e huazimit.



Besiktas ka pranuar të paguajë të plotë pagën e futbollistit, e cila është e njëjtë me atë që arkëtonte te Torino.

Po ashtu, klubni turk ka të drejtën e blerjes së kartonit në fund të sezonit, por pa një klauzolë detyrimi.

Kjo do të thotë se në fund të këtij edicioni do të vendosë, nëse do të paguajë 13 milion euro, në të kundërt Kristjan Asllani duhet të rikthehet sërish tek Inter, që ka në pronësi kartonin e tij.

Në këtë mënyrë, topi është sërish në këmbët e mesfushorit kuqezi, që duhet të bindë Besiktas në gjysmën e dytë të sezonit.

Pas hapësirave të pakta tek Inter dhe aventurës zhgënjyese te Torino, Kristjan Asllani shpreson të luajë me vazhdimësi me skuadrën turke për të kthyer sërish karrirën e tij në shinat e duhura.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!