Pazaret e Erdoganit me NATO-n: Mund t’i thotë po Finlandës por jo Suedisë

schedule19:58 - 29 Janar, 2023

schedule 19:58 - 29 Janar, 2023

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO është në duart e Turqisë, por presidenti turk Tajip Erdogan duket se dëshiron të zgjasë veton. Me bisedimet me Suedinë të ngrira në mënyrë efektive deri pas zgjedhjeve presidenciale të 14 majit, presidenti turk tani tha se do t’i trajtojë ndryshe dy aplikimet për anëtarësim.

“Ne mund t’i japim një mesazh tjetër Finlandës nëse duhet dhe Suedia do të tronditet kur ta bëjmë këtë. Por Finlanda nuk duhet të bëjë të njëjtin gabim”, tha presidenti turk dhe shtoi: “Ne kërkuam ekstradimin e terroristëve. Ne dhamë një listë me 120 persona. Nëse ata nuk i ekstradojnë terroristët, atëherë më vjen keq, ata nuk do të anëtarësohen në NATO”.

Recep Tayyip Erdogan nuk mungoi të përmendte edhe ngjarjet e fundit në Suedi dhe Danimarkë, kur aktivistët e ekstremit të djathtë dogjën Kuranin.

Duke komentuar incidentet, ai theksoi se Turqia nuk sillet si Suedia.

“A i dhanë fund Islamit duke djegur Kuranin?

Ata treguan se sa e madhe është mirësia e tyre. Të njëjtën gjë bëri edhe Danimarka. Ata dogjën Kuranin dhe mendojnë se ka mbaruar. Jo, kjo nuk do të ndodhë. Këto e bëjnë besimin tonë më të fortë”, theksoi lideri i Turqisë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!