Pavarësisht tmerreve në Vjenë dhe Paris, xhihadizmi ka perënduar

schedule17:21 - 5 Nëntor, 2020

schedule 17:21 - 5 Nëntor, 2020

The Economist

Vjena nuk ka qenë as më herët imune ndaj dhunës politike. “Karlos Çakalli”mbajti atje

peng në vitin 1975ministrat e naftës të vendeve eksportuese të naftës, OPEC. Që atëherë, atentatet në kryeqytetin austriak kanë marrë ndër të tjera jetën e kurdëve dhe çeçenëve.

Por deri më 2 nëntor, Vjena ishte kursyer nga sulmet ndaj civilëve, që kanë kërcënuar qytete të mëdha si Londra, Madridi apo Parisi. Atë natë u vranë 4 njerëz dhe u plagosën 22 të tjerë, disa prej të cilëve rëndë, gjatë një sulmi me armë dhe thika në qendër të Vjenës. Shumë nga ata që sulmuan po shfrytëzonin shansin e tyre të fundit për të pirë apo ngrënë jashtë përpara bllokimit të dytë të Austrisë për shkak të koronavirusit.

Policia u bëri thirrje njerëzve të qëndronin brenda banesave të tyre, ndërsa po kërkonte për personate tjerë të armatosur që mendohej se mund të endeshin ende në rrugët e qytetit.

Më vonë autoritetet austriake identifikuan Kujtim Fejzullain, një 20-vjeçar me shtetësi të dyfishtë austriake dhe të Maqedonisë të Veriut, si të armatosurin e vetëm. Arrestimet e mëtejshme u bënë më 3 nëntor. Fejzullai, që u vra gjatë sulmit, lindi dhe u rrit në Vjenë nga prindër maqedonas me përkatësi etnik shqiptare.

I radikalizuar që adoleshent, ai ishte dënuar në prillin e vitit 2019 për vepra terroriste, teksa u dënua me 22 muaj burg, pasi autoritetet i prishët planin për t’ju bashkuar luftëtarëve të Shtetit Islamik në Siri. Por ai u la i lirë në dhjetor të vitit të kaluar, për shkak të ligjeve të buta të Austrisë për të dënuarit në moshë të re.

ISIS mori përgjegjësinë për sulmin përmes një deklaratë të postuar në rrjetin social Telegram, bashkë me një foto të atentatorit të supozuar, të cilin e quajti “Abu Dujana Al-Albani”, duke pozuar me një pushkë sulmi, një pistoletë dhe një thikë të gjatë.

Sulmi pason një valë sulmesh terroriste në Evropë. Më 4 tetor një azilkërkues sirian qëlloi me thikë 2 burra, duke vrarë njërin prej tyre në qytetin gjerman të Dresdenit, në atë që mund të ketë qenë një sulm homofobik. Dymbëdhjetë ditë më vonë, në periferi të Parisit, një refugjat çeçen i preu kokën Samuel Patit, një mësuesi që u kishte treguar nxënësve të tij karikaturat e diskutueshme të Profetit Muhamed nga revista satirike “Charlie Hebdo”.

Më29 tetor një shtetas tunizian, që kishte mbërritur në Francë atë muaj vrau 3 njerëz në një kishë në Nisë. Po atë ditë, policia franceze qëlloi për vdekje një burrë që pretendonte se i përkiste një grupimi ekstrem të së djathtë anti-emigrante pranë qytetit francez të Avinjonit. Në kundërpërgjigje, presidenti i Francës Emanuel Makron, vendosi 4.000 trupa shtesë për të ruajtur vendet publike, duke e çuar totalin në 7.000.

Kjo seri sulmesh të kujton masakrat e viteve 2015-16, kur terroristët islamikë vranë 12 persona në zyrat e redaksisë së “Charlie Hebdo” në janar 2015, 131 njerëz në vende të shumta në Paris në nëntor të atij viti, dhe 86 njerëz në Nisë në korrikun e vitit 2016.

Po që atëherë, xhihadizmi në Evropë ka pësuar një rënie të dukshme.

Sipas Europol, agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Evropian, numri i sulmeve nga radikalët islamikë ka pësuar rënie gjatë viteve 2017-2019, ndërsa numri i atyre që u arritën të parandalohen u rrit.

Dhjetë njerëz u vranë në vitin 2019, vitin e fundit për të cilin ka të dhëna në dispozicion. Pjesa më e madhe e dhunës është e lidhur me ISIS, që në vitin 2014 pushtoi pjesë të Irakut dhe Sirisë, me ndihmën e 5.000 apo më shumë rekrutëve evropianë (të cilët përbënin një të dhjetën e të gjithë luftëtarëve të huaj në grup).

“Kalifati” i ISIS u shkatërrua në vitin 2019, kryesisht nga forcat kurdo-irakiane dhe siriane, të mbështetura nga forcat speciale dhe fuqia ajrore amerikane. Shërbimet evropiane të sigurisë, druheshin se rikthimi i luftëtarëve do të dëmtonte e aftësinë e tyre për të monitoruar të dyshuarit.

Në praktikë, veteranët e ISIS nuk kanë dëshmuar të jenë aq të shumtë në numër apo kaq të dhunshëm sa mendohej, edhe nëse ideologjia e grupit ka mbetur e fuqishme. Edhe kështu, kërcënimi vazhdon të dominojë në punën e shërbimeve të sigurisë.

Në një fjalim të mbajtur në tetor, Ken Mekallum, drejtori i përgjithshëm i MI5, shërbimi i brendshëm britanik i inteligjencës, tha se ekstremizmi islamik mbetet kërcënimi më i madh në vend, pasi “dhjetëra mijëra” njerëz janë të përkushtuar ndaj ideologjisë xhihadiste, edhe pse ai shtoi se janë shtuar rreziqet nga ekstremistët e djathtë, siç ishte edhe akti ekstrem i Avinjonit.

Mekallum tha se komplotet ishin bërë më të vështira për t’u gjurmuar në vitet e fundit,“pasi shumë terroristë përdorin metodat bazë të sulmit që kërkojnë pak përgatitje, gjë që do të thotë se ka më pak të dhëna për t’u zbuluar paraprakisht”.

Askush nga sulmuesit në Drezden, Paris, Nisë apo Vjenë nuk mendohet të ketë qenë në Irak ose Siri. Ndonëse i dyshuari u sulmit në Drezden ishte dënuar për rekrutim në emër të ISIS dhe shkarkimit nga interneti të manualeve terroriste, ai besohet të jetë radikalizuar vetëm kur arriti në Gjermani nga Siria 5 vjet më parë.

Vrasësi i Pati kishte kontakte me një xhihadist në Siri, por ai nuk kishte luftuar ndonjëherë atje. Ai ishte vetëm 12 vjeç kur ISIS ngriti Kalifatin në Irak, dhe nuk ishte i njohur për autoritetet franceze. Terroristi i sulmit në Nisë, që kishte kaluar nga Tunizia në Itali në fund të shtatorit, ishte arrestuar në Tunizi për përdorimin e një thike, por nuk ishte nën radarin e autoriteteve tuniziane, italiane ose franceze për ndonjë aktivitet tjetër kriminal.

Më pak problem paraqesin veteranët e luftës, sesa ata që kanë lidhje më të dobëta me ekosistemin xhihadist, dhe që më pas nisin të ndërmarrin akte të dhunshme. Edhe propaganda mbetet një çështje serioze. Shumë materiale që nxisin dhe glorifikojnë terrorizmin, vazhdojnë të qarkullojnë lirshëm në internet, thotë Julian King, ish-Komisioneri Evropian për Sigurinë. Parlamenti Evropian u vonua 2 vjet, duke diskutuar mbi propozimin për të hequr propagandën xhihadiste nga interneti.

Ndërkohë, sulmet e fundit gjithashtu nxjerrin në pah një model tjetër shqetësues. Fejzullai u lirua herët nga burgut. I dyshuari i sulmeve në Drezden ishte liruar nga burgu vetëm 5 pesë ditë para sulmit të tij. Kjo pasqyron një dështim më të gjerë të politikës kundër-terrorizmit. “Në shumë vende evropiane, prioritet ishte burgosja e xhihadistëve, dhe më pas harrimi i tyre, edhe pse shumë prej tyre radikalizohen akoma më tej snë burg”- thotë Peter Njuman i Kolegjit Mbretëror tëLondrës.

Megjithëse Fejzullai kishte përfunduar një program të de-radikalizimit, ky i fundit ishte dukshëm i pasuksesshëm. Ngjashëm, një britanik që kreu një sulm terrorist në Urën e Londrës në nëntorin e vitit 2019, kishte marrë pjesë gjithashtu në 2programe rehabilitimi gjatë kohës që ishte në burg.

Dhe ky problem ka të ngjarë të përkeqësohet. Në Francë, thotë Njuman, gati gjysma e xhihadistëve që janë dënuar 6 vitet e fundit do të lirohen brenda 2 viteve të ardhshme. “Potencialisht në të gjithë kontinentin do të lirohen qindra njerëz”- paralajmëron ai, teksa autoritetet nuk kanë përgatitje të mjaftueshme për mbikëqyrje dhe de-radikalizimin e tyre.

Lirimi i ardhshëm i këtyre ekstremistëve të dënuar, ndodh në një periudhë delikate.

King tregon se edhe pse dhuna xhihadiste e mesit të viteve 2010 shkaktoi shumë më pak vdekje sesa valët e mëparshme të terrorizmit evropian në vitet 1970-1980, ajo “ndihej ndryshe”, pasi perceptohej si “e huaj’, dhe “lidhej me një përplasje mes feve dhe kulturave”. Në disa mënyra, kjo përplasje po ashpërsohet, edhe pse numri i viktimave është në rënie. Mbrojtja agresive nga Makron e fjalës së lirë dhe shekullarizmit, dhe kritikat e tij ndaj islamizmit jo të dhunshëm, kanë nxitur një retorikë të ashpër nga presidenti turk Rexhep

Taip Erdogan, dhe udhëheqës të tjerë të vendeve myslimane.

Në përgjigje të sulmeve në Francë dhe Austri, Britania rriti të martën nivelin e saj të alarmit nga terrorizmi nga “thelbësor” në “serioz”. “Ajo që po shohim, është se një lëvizje shumë e demoralizuar ndaj humbjes së kalifatit, po e ri-motivon veten në këtë konflikt në Francë. Në disa prej kanaleve të mediave sociale ekziston një kuptimi i ri i gjetur i qëllimit”- thotë Njuman. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al