Siç thuhet në komunikatë, në mesazhin e tij, Mattarella ka theksuar se të dy shtetet kanë fuqizuar miqësinë vazhdimisht gjatë viteve, falë edhe kontributit të palëkundur të Italisë për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës.
“Republika e Italisë mbetet një partner i përkushtuar i Kosovës, duke mbështetur përparimin e saj drejt integrimit euroatlantik dhe fuqizimin e demokracisë dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në urimin e Presidentit Mattarella.
Me rastin e pavarësisë, Osmani ka pranuar urime edhe nga presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, nga Mbreti Charles III, nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron si dhe presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier./KlanKosova