Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Pavarësia e kishës ukrainase, jo vetëm një vendim fetar

schedule14:26 - 7 Janar, 2019

schedule 14:26 - 7 Janar, 2019

Pavarësia e Kishës Ukrainase e firmosur në Stamboll dy ditë më parë nuk është vetëm një vendim fetar, këmbëngulin analistët. Minsitri i jashtëm rus Lavrov u shpreh se ky është provokim i mbështetur nga Uashingtoni.

Deklarata që shpall pavarësinë e kishës ortodokse ukrainase tashmë ndodhet në Kiev. Dokumenti mbërriti në kryeqytet me rasin e krishtlindjeve ortodokse. Por sipas analistëve ky nuk është vetëm një vendim fetar.

Patriarku i Kostandinopojës, Bartolomeu, i dha pavarësinë nga Moska ku qeveris Patriarku Kirill aleat i presidentit rus Vladimir Putin. Kjo përplasje përveçse fetare është dhe politike. Për ministrin e jashtëm rus, Serghei Lavrov, vendimi i Patriarkut të Kostandinopojës është një provokim i organizuar me mbështetjen e Uashingtonit; ndërsa presidenti ukrainas Petro Poroshenko e cilësoi vendimin si përfundimin e një iluzioni imperialist të Moskës dhe sigurisht do ta shfrytëzojë për fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale të muajit Mars. Si Poroshenko ashtu dhe parlamenti ukrainas, Rada, në muajin prill i kërkuan Bartolomeut që të jepte lejen për krijimin e një kishe të pavarur ukrainase.



Patriarku serb u shpreh se i dinte shumë mirë arsyet e vërteta të këtij vendimi, e sipas tij çdo gjë ka të bëjë me politikën. Ai këmbëngul se është dëshira e një pjese të botës për të dobësuar Rusinë duke fituar gjithnjë e më shumë terren në Ukrainë, duke pasur një kontroll gjithmonë e më të madh në vend

Analistët mendojnë se ekziston rreziku i një lufte mes besimtarëve në Urainë, ku patriarku i Moskës ka një numër të rëndësishëm ndjekësish, pa harruar që përçarjet e reja mund të provokojnë dhunë meqënëse kisha e Moskës menaxhon në mënyrë administrative vende të shenjta të një rëndësie të madhe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!